RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia alarmon për mashtrime me SMS në Ferizaj, qytetarët të kenë kujdes me linkat e dyshimtë

policia-alarmon-per-mashtrime-me-sms-ne-ferizaj,-qytetaret-te-kene-kujdes-me-linkat-e-dyshimte

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS) në rajonin e Ferizajt, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mjeteve financiare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, shumë qytetarë kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe të dyshimta, ku paralajmërohen se llogaritë e tyre bankare mund të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

“Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshimtë, përmes të cilit qytetarëve u kërkohet të japin të dhëna personale dhe bankare. Pas vendosjes së tyre, persona të paautorizuar mund të kenë qasje në llogaritë bankare dhe të tërheqin mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linka të panjohur të pranuar përmes SMS-ve apo email-eve dhe të mos ndajnë asnjëherë informata sensitive si PIN-kode, fjalëkalime apo kode verifikimi.

Policia gjithashtu ka rikujtuar se bankat nuk kërkojnë përditësim të të dhënave personale përmes linkave të dërguar me mesazhe telefonike. Për çdo dyshim apo paqartësi, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt bankën e tyre.

Në rast se dyshohet për mashtrim, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë bankën për bllokimin e llogarisë dhe ta raportojnë rastin në polici.

Related posts

Një tjetër gazetar i vrarë në Gaza

Muhamet Ramadani

Ministri palestinez akuzon Izraelin për vrasjen e qëllimshme të civilëve të Gazës nga uria

admin

Binjakëzohen Skenderaj e Vukovari, komunat me histori të përgjakshme nga luftërat që shkaktoi Serbia

admin