RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia angazhon personel shtesë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

policia-angazhon-personel-shtese-ne-pikat-kufitare-kosove-–-serbi

Policia e Kosovës thotë se për shkak të lëvizjes së madhe të qytetarëve në pikat kufitare me Serbinë, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata është angazhuar një personel shtesë.

Policia thotë se janë ndërmarrë hapat konkret që të përballohet fluksi i qytetarëve në pikat kaluese kufitare.

“Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në pikat kufitare janë krijuar kolona pasi që qytetarët me të drejtë vote janë nisur për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi.

Deri në orën 14:00, mbi 3 qytetarë kanë votuar në Komunën e Preshevës. Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, Alban Mehmeti, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Ndërkohë, në Bujanoc deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për qind e qytetarëve. Kështu njoftuar kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri.

“Në Komunën e Bujanocit, 42786 qytetarë kanë të drejtë vote në 59 qendra të votimit. Deri në orën 10:00 kanë votuar 3.74 për qind. Ndërkaq, deri në orën 12:00 kanë votuar 8.67 për qind”, njoftoi ai.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista te shqiptarëve.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi.

Related posts

30 ditë paraburgim për të dyshuarën që privoi nga jeta kunatin mbrëmë në Prishtinë

RTI

Kisha Katolike e Spanjës zbulon 706 akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve që nga viti 1945

rezart morina

Ushtria izraelite lëshon fletëpalosje mbi Rafah duke paralajmëruar për operacione të afërta

rezart morina