RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia apelon për kujdes në rrugën Pejë–Rugovë, shkak shembja e gurëve pas reshjeve

policia-apelon-per-kujdes-ne-rrugen-peje–rugove,-shkak-shembja-e-gureve-pas-reshjeve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve në rrugën Pejë–Rugovë.

Sipas policisë, reshjet e vazhdueshme atmosferike kanë rritur rrezikun e shembjeve të gurëve, duke bërë më të lartë mundësinë për aksidente dhe dëme materiale.

Autoritetet theksojnë se ditët e fundit janë regjistruar raste të tilla, ku disa persona kanë mbetur të lënduar dhe ka pasur dëme materiale.

Policia apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo rrezik të mundshëm, duke respektuar masat e sigurisë gjatë lëvizjes në këtë rrugë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë garanton se do të vazhdojë të mbikëqyrë sigurinë në zonë dhe kërkon bashkëpunim të qytetarëve për parandalimin e aksidenteve.

Related posts

Hamasi dhe fraksione të tjera palestineze kundërshtojnë planin për forcë ndërkombëtare në Gaza

RTI

Gjermania lëshoi mbi 100 mijë viza për emigrantët gjatë këtij, DW: Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

admin

“Prishi rendin kushtetues të Kosovës”, arrestohet një serb në Bërnjakë

admin