RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia australiane identifikon autorët e sulmit në Bondi Beach si baba dhe bir

policia-australiane-identifikon-autoret-e-sulmit-ne-bondi-beach-si-baba-dhe-bir

Policia australiane ka bërë të ditur se dy personat e dyshuar për sulmin e përgjakshëm me armë zjarri në Bondi Beach ishin baba dhe bir. Sipas autoriteteve, nuk po kërkohen persona të tjerë të dyshuar.

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, tha se autorët ishin një burrë 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar. Babai u vra në vendngjarje, ndërsa i riu ndodhet në spital në gjendje kritike, por të stabilizuar.

The attackers were 50-year-old Sajid Akram and his 24-year-old son, Naveed Akram

Nga sulmi i së dielës humbën jetën të paktën 16 persona, përfshirë 15 viktima dhe një nga autorët, ndërsa rreth 40 të tjerë u plagosën.

Policia bëri të ditur se i dyshuari më i madh ishte posedues i ligjshëm i armëve dhe kishte të regjistruara gjashtë armë zjarri. Gjashtë armë janë sekuestruar në vendngjarje dhe gjatë kontrolleve në dy banesa, ndërsa hetimet balistike dhe forenzike janë në vazhdim. Po ashtu, nga një automjet i autorëve janë larguar edhe mjete shpërthyese.

Kryeministri australian Anthony Albanese e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si akt terrorizmi dhe sulm të synuar ndaj hebrenjve australianë në ditën e parë të festës së Hanukës.

Autoritetet vlerësuan gjithashtu guximin e një qytetari, Ahmed al Ahmed, i cili ndërhyri gjatë sulmit dhe arriti t’i marrë armën njërit prej sulmuesve. Ai ndodhet ende në spital pas operacionit për plagë nga armë zjarri, ndërsa kryeministri i Uellsit të Ri Jugor e cilësoi atë si “një hero të vërtetë”. /mesazhi

Related posts

Policia aksion në Leposaviq, konfiskohet sasi e madhe e uniformave ushtarake serbe

admin

Një adoleshent palestinez u vra nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Tërmeti 7 ballësh shkund Japoninë, jepet alarm për cunami

admin