Policia e Kosovës e ka bastis një shtëpi në fshatin Zamenicë të Leposaviqit ku ka gjetur substanca narkotike të dyshuara, armë zjarri, dhe municion, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari për posedim të këtyre armëve dhe substancave narkotike nuk është gjetur në shtëpi dhe ndodhet në kërkim policor.
“Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
• 6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,
• 1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,
• 4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë,
• 1 (një) radiolidhje.
Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës”, thuhet në komunikatën e Policisë.