RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thotë se është i gatshëm për zgjedhje, por kërkon unitet politik

kurti-thote-se-eshte-i-gatshem-per-zgjedhje,-por-kerkon-unitet-politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm ta dërgoj vendin në zgjedhje, nëse për një gjë të tillë pajtohet shumica parlamentare, raporton teve1.info

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kurti tha se bisedoi për agjendën legjislative e situatën në përgjithësi.

Megjithatë, Kurti shtoi se janë 13 marrëveshje ndërkombëtare, për miratimin e të cilave nevojitet edhe mbështetja e opozitës pasi nuk kalojnë me shumicë të thjeshtë.

Sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Kurti tha se është i gatshëm ta dërgoj vendnin në zgjedhje, por se nuk dëshiron një gjë të tillë ta vendos vet.

“Për shpërndarje të Kuvendit nevojiten 80 vota, LVV nuk i ka por nuk do të preferoja të shpërndahet Kuvendi nga 2 parti ose 3 parti. Pse të mos bëhemi bashkë, është në natyrën e opozitës të kërkoj gjendje. Për mua nuk është thelbësore a do të qeveris në këtë mandat edhe 10 muaj, 8, 6 apo 3 muaj, është e rëndësishme të kemi konsensus më gjithëpërfshirës për datën e zgjedhjeve dhe tani debatin ta bëjmë në fushatë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se do të insistoj të takohet edhe partitë tjera opozitare në mënyrë që të dakordohet për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndërsa sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE, Kurti tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe tashmë sipas tij fjalën e ka Evropa.

“Nuk kam asgjë të re për KiE sepse i kemi plotësuar të gjitha kushtet, tashmë fjalën nuk e kemi ne por Këshilli i Evropës, Këshilli i Ministrave që e ka mbledhjen më 17 maj”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për suksesin legjislativ, për çka tha se mban rekord të numrit të ligjeve të miratuara në dy lexime.

Related posts

Forcat ruse godasin anijen turke që transportonte 4 mijë ton gaz në Odessa, alarm se mund të shpërthejë në çdo moment

admin

Televizioni shtetëror egjiptian: Arrihet marrëveshje midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza

Muhamet Ramadani

Kurti: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, planifikojmë 4.5 miliardë euro investime në energji

admin