Policia britanike sot herët arrestoi pesë protestues antimonarkistë, përfshirë organizatorët në Londrën qendrore, dhe sekuestroi qindra tabela, përpara kurorëzimit të mbretit të Britanisë Charles III, raporton Anadolu.
Disa orë përpara ngjarjes historike, në të cilën Britania do të dëshmojë kurorëzimin e parë të një monarku në gati 70 vjet, organizatorët e protestës kundër monarkisë u arrestuan, thanë në Twitter grupi “Republic” dhe Aleanca e Lëvizjeve Republikane Evropiane (AERM).
Në pamjet e shpërndara nga AERM, Graham Smith, shefi ekzekutiv i grupit “Republic”, dhe Ben Clinton, organizator nga grupi, mund të shihen duke u arrestuar nga policia.
Në përgjigje të një pyetjeje nga AERM, policia konfirmoi se ata janë të arrestuar, por nuk dha detaje të tjera.
“Këtë mëngjes, GrahamSmith dhe 5 anëtarë të ekipit tonë u arrestuan. U kapën qindra pankarta. A është kjo demokraci?”, tha grupi “Republic” në Twitter.
Në mes të kurorëzimit, qindra njerëz pritet të mbajnë protestë me moton “Jo mbreti im”, në sheshin ikonik Trafalgar në qendër të Londrës.
Sot herët, “Republic”, i njohur si grupi kryesor kundër monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar, shkroi në mediat sociale: “Në vend të kurorëzimit, ne duam zgjedhje. Në vend të Charlesit, ne duam zgjedhje. Është kaq e thjeshtë”.
I’m with these people #NotMyKing #AbolishTheMonarchy #KingCharlesIII #KingCharles #Coronationpic.twitter.com/jOka4AjcdJ
— Jerry Hicks (@JerryHicksUnite) May 6, 2023