RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia del me detaje, publikon foto nga aksioni i sotëm në disa komuna

policia-del-me-detaje,-publikon-foto-nga-aksioni-i-sotem-ne-disa-komuna

Në aksionin e sotëm të Policisë së Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës në dhjetë lokacione janë arrestuar 7 persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike si dhe janë konfiskuar 68 kg marihuanë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia e Kosovës, janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

“Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Related posts

Zjarri vdekjeprurës në barin zviceran, mes të plagosurve edhe një futbollist francez! Pësoi djegie të rënda

admin

BE mbështet Turqinë me 220 milionë euro për menaxhimin e kufijve

admin

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Muhamet Ramadani