RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës konfirmon dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë: Kemi kapacitete për menaxhimin e situatës

policia-e-kosoves-konfirmon-doreheqjet-e-zyrtareve-policore-serbe:-kemi-kapacitete-per-menaxhimin-e-situates

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë së dielës ka pasur dorëheqje të zyrtarëve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, Policia tha se disa prej tyre i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletim të procedurave të tjera.

“Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”.

Policia deklaroi se ka kapacitete për menaxhimin e situatës së krijuar në atë pjesë të Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do t’i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të dielën në veriun e Kosovës u mbajtën protesta të organizuara nga Lista Serbe, një ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga institucionet e vendit.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe.

Related posts

Komisioni Evropian përshëndet liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe kryediplomatit grek

admin

Policia bastis një shtëpi në Leposaviq, gjen mbi 2.5 kilogramë Marihuanë, armë zjarri dhe municion

rezart morina