Policia e Kosovës ka deklaruar në një njoftim në Facebook se në kuadër të planit zhvillimor strategjik po vazhdon angazhimet e saj në ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, me theks të veçantë në trafikun rrugor e në parandalimin e aksidenteve.
Angazhimet plicore pos fushatave sensibilizuese kanë shtuar edhe prezencën e zyrtarëve policorë në akse të ndryshme rrugore me njësinë e motoçiklistëve, njësinë mobile me pajisje inteligjente “SMART PATROL”, veturat civile të pajisura me radarë mobilë, përdorimin e dronëve në identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme e njësi tjera policore, si dhe ndërmarrjen e masave sensibilizuese dhe atyre ndëshkuese, të cilat kanë rezultuar me ulje të aksidenteve për këtë periudhë shtatë mujore të këtij viti, e po ashtu edhe për muajin korrik 2024.
Policia në njoftim bën të ditur se në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, aksidentet mepasoja fatale kanë shënuar një ulje prej -10.34%