RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken u bën thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve

blinken-u-ben-thirrje-te-gjitha-paleve-ne-lindjen-e-mesme-te-ndermarrin-hapa-per-uljen-e-tensioneve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin e tij me homologen australiane, Penny Wong, u bëri thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme “të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet” pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken u takua me homologen Wong, në kryeqytetin Washington.

Në deklaratën për shtyp, Blinken tha se pas vrasjes së Haniyeh “situata është kritike” për Lindjen e Mesme.

Duke thënë se cikli duhet të prishet duke arritur një armëpushim në Gaza, Blinken vuri në dukje se një armëpushim mund të sjellë qetësi në rajon.

Blinken deklaroi se të gjitha palët në Lindjen e Mesme “duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionin” dhe më tej shtoi se “Përshkallëzimi i tensionit nuk është në interesin e askujt. Ai do të çojë vetëm në më shumë konflikte dhe më shumë dhunë”.

Ndërkohë, Blinken dhe Wong nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që përfshin partneritetin në luftën kundër informacionit të gabuar dhe dezinformimit.

Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukr, një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh.

Related posts

Kryeministri palestinez i dorëzon dorëheqjen presidentit Mahmoud Abbas

admin

“Kundër shtypjes së Beogradit”, komuniteti shqiptar në Bujanoc nesër protestë ndaj qeverisë serbe

admin

Kosovë, Osmani dorëzon komentet në GJK: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën

admin