RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i

policia-e-kosoves-pranon-donacion-nga-kfor-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ka pranuar një donacion me pajisje fitnesi nga Regional Command East (RC-E) – KFOR, përkatësisht nga njësia KFOR 35 256TH IBCT në Camp Bondsteel.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e dorëzimit të pajisjeve është mbajtur në ambientet e Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në prani të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe delegacionit të KFOR-it.

Në emër të Policisë së Kosovës, donacionin e pranoi Kolonel Taibe Canolli Brajshori, e cila shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin profesional ndërinstitucional.

Sipas Policisë së Kosovës, ky donacion synon përmirësimin e kushteve të trajnimit fizik për zyrtarët policorë dhe personelin në trajnim, duke e konsideruar përgatitjen fizike si element thelbësor për ngritjen e gatishmërisë operacionale, rritjen e performancës profesionale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të sigurisë publike.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, në frymën e transparencës, profesionalizmit dhe përmbushjes së misionit të përbashkët për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët”, theksohet në fund të njoftimit./

Related posts

Rreth 800 protestues tentojnë të sulmojnë fabrikën Tesla të Elon Musk, kundërshtojnë zgjerimin e uzinës që prodhon automjete elektrike

admin

Vuçiq: Radoiçiq gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje

Muhamet Ramadani

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

admin