RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me angazhim të përbashkët të policimit rrugor gjatë periudhës qershor-shtator 2024

policia-e-shqiperise-dhe-kosoves-me-angazhim-te-perbashket-te-policimit-rrugor-gjate-periudhes-qershor-shtator-2024

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës kanë ranë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024,.

Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

“Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet”, shkruhet në njoftim.

Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.
Bashkëpunimi konkret do të ketë si qëllim:
Ø Parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor;
Ø Uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor;
Ø Krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.
Në Memorandum përcaktohet:
Ø Aplikimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të policimit rrugor;
Ø Kryerja e shërbimeve policore për disiplinimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore;
Ø Rritja e parametrave të sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës;
Ø Rregullimi i trafikut rrugor dhe aplikimi i sanksioneve administrative, për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor

Related posts

Eksperti i gjenocideve: Ajo që po shohim në Gaza është “përsëritje e Aushvicit”

admin

Pesë palestinezë u vranë gjërsa forcat izraelite sulmuan kampin e Bregut Perëndimor

admin

Diplomati i BE-së thotë se ofensiva izraelite në Rafah do të çojë në “katastrofë humanitare”

admin6