Policia franceze ka filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Angli ditën e enjte.
Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.
4 policë të kufirit në Francë i kanë bllokuar rrugën atyre që mbanin gomonen. Njëri prej policëve shpoi gomonen me thikë.
Numri i emigrantëve që e kanë kaluar këtë kanal është rekord për këtë vit. Ai ka arritur në 23 mijë. Vetëm në gusht, aty kanë kaluar 6887 emigrantë.
Pavarësisht kohës së keqe, vetëm të enjten kanë mbërritur në tokën angleze, 400 emigrantë.
Britania e madhe ka njoftuar planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.
Punonjësit anglezë për emigracionin do të shqyrtojnë me shpejtësi kërkesat për azil të shqiptarëve dhe ata që nuk e fitojnë azilin do të kthehen shpejt.
Britania i ka njoftuar shqiptarët për këtë masë edhe nëpërmjet reklamave në gjuhën shqipe.
Në 6 muajt e parë të vitit 2022, janë 2165 shqiptarë që kanë shkuar në Angli me gomone. Shqiptarët dhe afganët përbëjnë 18% të numrit total të emigrantëve në Britani. /euronews