RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i fton mërgimtarët që të aplikojnë për 10 pozita pune në MPJD – VIDEO

kurti-i-fton-mergimtaret-qe-te-aplikojne-per-10-pozita-pune-ne-mpjd-–-video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës kosovare, që të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”.

Përmes një video-adresimi, Kurti ka thënë se mërgata është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm të Kosovës.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se përmes këtij programi, do të rekrutohen dhjetë profesionistë të rinj të diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një periudhë gjashtë mujore.

“Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, tha ai.

Kurti theksoi se afati i fundit për aplikim, është 28 gushti i këtij viti. /teve1

Related posts

Nisin bisedimet joformale të paqes midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

admin

Gjermania kërcënon me sanksione evropiane liderët ushtarakë të Nigerit

admin

Europa përballet me një epokë të re të tkurrjes së ndikimit francez! The Economist: Ndarja e pushtetit mund të dobësojë ndikimin e presidentit federalist në Bruksel

admin