Njësia Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë kontrollit ka hasur në vozitësin i cili ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
Sipas njoftimit të policisë të njëjtit iu është sekuestruar vetura.
Poashtu vozitësi është gjobitur me 2500 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë iu ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e parapara me ligj./