RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite bastis sërish Xhaminë Al-Aksa

policia-izraelite-bastis-serish-xhamine-al-aksa

Policia izraelite bastisi sërish kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot herët, transmeton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve, policia izraelite ndërpreu energjinë elektrike dhe detyroi palestinezët të dilnin nga Xhamia e Kibles, ku po falnin namazin.

Palestinezët u përpoqën të parandalonin policinë duke mbyllur dyert e xhamisë.

Forcat izraelite dhe kolonët fanatikë hebrenj kryejnë shpesh bastisje në Al-Aksa për të provokuar palestinezët.

Policia izraelite hyri në Mesxhid al-Aksa edhe më 26 mars dhe përdori forcë për të nxjerrë palestinezët që faleshin në Xhaminë Kibla dhe ndodheshin në itikaf dhe arrestoi dy persona teksa ishin në itikaf.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, por ky hap nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Sërish tensione e përplasje në Kuvendin e Kosovës/ Deputetë të PDK i hedhin ujë deputetes së VV. Donika Gërvallën e gjuajnë me letra (VIDEO)

admin

​Lobimi kundër Kosovës në KiE, qeveria akuzon Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Brukselit

admin

Raport: Toka përjetoi korrikun më të nxehtë të regjistruar

Muhamet Ramadani