RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite ndërhyn ndaj grupit që shkoi në Xhaminë Al-Aksa për faljen e namazit të sabahut

policia-izraelite-nderhyn-ndaj-grupit-qe-shkoi-ne-xhamine-al-aksa-per-faljen-e-namazit-te-sabahut

Policia izraelite ndërhyri me shkopinj gome në Portën Hutta ndaj grupit që shkonte në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Policia izraelite ka marrë masa intensive sigurie para namazit të xhumasë së tretë të muajit Ramazan në Xhaminë Al-Aksa. Ajo ka vendosur barriera hekuri në rrugët që shkojnë në Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër.

Sipas pamjeve të ndara në mediat sociale dhe sipas dëshmitarëve, policia izraelite në Portën Hutta të Xhamisë Al-Aksa ka ndërhyrë me shkopinj gome ndaj grupeve që brohorisnin me slogane teksa shkonin për namazin e sabahut.

Është vërejtur se ka pasur përleshje pas ndërhyrjes që policia izraelite ka kryer ndaj grupit. Në anën tjetër ushtria izraelite njoftoi mbrëmë filloi sulm kundër Gazës dhe se nga Gaza ishin lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.

Çfarë ka ndodhur ?

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionet dhe shkaktoi incidente në Kudsin Lindor.

Ushtria izraelite njoftoi se një seri raketash u lëshuan nga Libani drejt rajoneve veriore të Izraelit dhe se në rajonet në veri të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese.

Ministria e Jashtme izraelite tha se në sulme u lëshuan 34 raketa. Ndërsa ushtria izraelite informoi se edhe në orët e mbrëmjes nga Libani janë hedhur 3 predha mortaje në veri të Izraelit.

Shërbimi i ndihmës së urgjencës “Ylli i Kuq i Davidit” tha se në sulme u plagos lehtë një izraelit që u godit nga copëzat dhe se një person është plagosur teksa shkonte në strehimore.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmet me raketa u kryen nga elementë të Hamasit të vendosur në Liban dhe fajësuan Hamasin. Ushtria izraelite tha se edhe qeveria e Libanit ka përgjegjësi për lëshimin e raketave nga territori i saj drejt Izraelit.

Related posts

Reshjet e shumta, Byberi: Situatë emergjente në Tropojë

admin

Stano: Përgjegjësit të nxirren para drejtësisë, të vërtetohet kush qëndron prapa sulmeve terroriste

rezart morina

Gjendet i vdekur personi i zhdukur dy ditë më parë në Baicë

rezart morina