RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite ndërron flamurin e OKB-së me atë izraelit gjatë bastisjes në kompleksin e UNRWA-s

policia-izraelite-nderron-flamurin-e-okb-se-me-ate-izraelit-gjate-bastisjes-ne-kompleksin-e-unrwa-s

Policia izraelite hoqi flamurin e Kombeve të Bashkuara nga kompleksi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor dhe ngriti flamurin izraelit në vend të tij, tha të hënën komisioneri i përgjithshëm i agjencisë, transmeton Anadolu.

Philippe Lazzarini tha përmes platformës së kompanisë amerikane të mediave sociale X se “Sot në mëngjes herët, policia izraelite e shoqëruar nga zyrtarë komunalë hyri me forcë në kompleksin e UNRWA-s në Kudsin Lindor”.

“Motoçikletat e policisë, si dhe kamionët dhe pirunët ngritës, u sollën dhe të gjitha komunikimet u ndërprenë. Mobiliet, pajisjet e IT-së dhe prona të tjera u sekuestruan”, shtoi ai.

Lazzarini konfirmoi se flamuri i OKB-së “u rrëzua dhe u zëvendësua me një flamur izraelit”.

Selia e agjencisë, e vendosur në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor, ishte boshatisur më parë këtë vit pas një vendimi izraelit.

Related posts

Hungaria: Jemi kundër dërgimit të më shumë ar’mëve në Ukrainë

admin

Koreja e Veriut kryen rundin e katërt të testeve raketore brenda një jave

admin

Ministri Pirro Vëngu vizitë në Kosovë, nga diskutimi për forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe ndërveprimi me aleatët, zbardhet takimi me Kurtin

admin