RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite sulmon palestinezët që tentuan të falin teravinë pranë Xhamisë Al-Aksa

policia-izraelite-sulmon-palestinezet-qe-tentuan-te-falin-teravine-prane-xhamise-al-aksa

Policia izraelite ka sulmuar palestinezët që donin të falnin namazin e teravisë para mureve të Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, në shenjë proteste kundër mbylljes së Xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Besimtarët ishin mbledhur për të protestuar kundër vendimit të autoriteteve izraelite për ta mbajtur të mbyllur Xhaminë Al-Aksa, një vendim që sipas tyre lidhet me zhvillimet ushtarake që përfshijnë Iranin.

Teksa grupi iu afrua Portës së Luanëve, që ndodhet pranë Xhamisë Al-Aksa, policia izraelite përdori forcë për të shpërndarë ata që përpiqeshin të falnin namazin.

Forcat izraelite përdorën shkopinj gome, bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës gjatë ndërhyrjes.

Dy gazetarë, një palestinez dhe një i huaj, raportuan se u sulmuan nga policia pavarësisht se u identifikuan si përfaqësues të mediave.

Pas përplasjes, policia e shtyu turmën drejt lagjes Wadi al-Joz.

Sipas raportimeve, një person u ndalua gjatë incidentit.

Related posts

I riu 25 vjeçar vritet nga forcat izraelite në Hebron, trupi i tij mbahet nga ushtria

Hevzi

Gjykata siriane dënon me burgim të përjetshëm myftiun e madh të regjimit të rrëzuar

Kushtrim Guraj

Polonia kërkon ndihmë nga shtetet e NATO-s për të patrulluar kufirin me Bjellorusinë

admin