RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia kërkon ndihmë në arrestimin e një personi, dyshohet për vjedhje të rëndë

policia-kerkon-ndihme-ne-arrestimin-e-nje-personi,-dyshohet-per-vjedhje-te-rende

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari sipas policisë, kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Ylli i NBA-së, Kyrie Irving, vesh bluzë “PRESS” për të nderuar gazetarët e vrarë në Gaza

Kushtrim Guraj

Belgjika do të investojë 4,2 miliardë dollarë në inovacionin e mbrojtjes sipas programit të ri

RTI

“Trump nuk ishte në fletëvotim”, reagon presidenti amerikan pasi demokratët fitojnë zgjedhjet

admin