RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia konfirmon se një person është gjetur i vdekur në rrugën “C”, ku kishte të shtëna me armë

policia-konfirmon-se-nje-person-eshte-gjetur-i-vdekur-ne-rrugen-“c”,-ku-kishte-te-shtena-me-arme

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “C” në Prishtinë ku ka pasur edhe gjuajte me armë.

Sipas PK-së rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa që ekipet përkatëse janë duke vazhduar hetimet.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë për tëvë1.info, Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së rajonin e Prishtinës.

Related posts

Edhe Papa Leo në “OKB”-në e Trump-it?!

Muhamet Ramadani

Kurti: S’ka siguri pa u liruar kriminelët e Banjskës

admin

Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni rritet në 13, vazhdojnë kërkimet për punëtorët e zhdukur

RTI