RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia: Kunata e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

policia:-kunata-e-pranoi-se-e-kreu-vrasjen-e-67-vjecares-ne-dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës, e ka pranuar se e ka kryer krimin.

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk të Dragashit ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D).

Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

“Në ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “Vdekje e dyshimtë””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës, të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

“Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, vepra penale e kryer nga e dyshuara është ri kualifikuar si vepër “Vrasje e rënde”.

Kësisoj, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit”, përfundohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related posts

Protestat pro-palestineze në universitet e SHBA-së, Presidenti i Harvardit paralajmëron studentët: Nëse vijoni tubimet, do përjashtoheni

admin

Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me “stilin Milosheviq” do të dështojë

admin

Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira – Asociacioni të krijohet në harmoni me Kushtetutën

admin