RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me “stilin Milosheviq” do të dështojë

presidenca:-vuciq-duhet-ta-dije-se-frikesimi-i-kosovareve-me-“stilin-milosheviq”-do-te-deshtoje

Shefi i stafit në kabinetin e Presidencës Blerim Vela ka akuzuar Beogradin zyrtar për presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, duke thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet ta dijë se ky presion i stilit Millosheviq do të dështojë.

Vela në një postim në Twitter ka thënë se një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi”, ka shkruar Vela.

Ai ka theksuar se qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.

Vela ka thënë se Vuçiq duhet ta dijë se ky presion i stilit Millosheviq do të dështojë.

“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiq duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviq’ do të dështojë!”, ka shkruar ai.

Related posts

Plagosen me armë zjarri tre persona në Veternik

Muhamet Ramadani

Përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar

admin

Kancelari gjerman: SHBA-ja është dhe do të mbetet partneri më i rëndësishëm i Berlinit në NATO

Muhamet Ramadani