RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia: Lirohen për qarkullim dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak

policia:-lirohen-per-qarkullim-dy-pikat-kufitare-ne-jarinje-e-bernjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vlerësimit të situatës, pas heqjes së barrikadave, sot në orët e pasdites është bërë edhe hapja për qarkullim e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Sipas Policisë, bllokimi i kundërligjshëm i rrugëve, sulmet ndaj institucioneve, mediave dhe qytetarëve kishin ndikuar në vështirësimin e jetës së qytetarëve të asaj zone të cilët nuk kanë mundur të kenë lëvizje të lirë.

Teksa thuhet se pavarësisht kësaj, Policia ishte e angazhuar që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve pa dallim.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore në vazhdimësi ka bërë vlerësime mbi situatën e sigurisë në veri të vendit, e cila ishte përkeqësuar që nga data 10.12.2022 kur ishin vendosur barrikadat në rrugë, si pasojë e të cilave ishin mbyllur edhe dy pikë-kalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Bllokimi i kundërligjshëm i rrugëve, sulmet e kryera ndaj institucioneve të sigurisë, mediave dhe qytetarëve, kishin ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe në vështirësimin e jetës së qytetarëve të asaj zone të cilët nuk kanë mundur të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk e kanë pasur qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës ishte angazhuar në të gjitha format që t’u dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallim, si dhe të mbajë rendin e sigurinë publike”, thuhet në njoftim.

Tutje nga Policia thuhet se zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.

“Liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet tutje.

Related posts

Fundoset varka pranë Tunizisë, humbin jetën 10 emigrantë

rezart morina

Hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

admin6

Izraeli shkatërron fshatin palestinez Al-Arakib për herë të 216-të – VIDEO

rezart morina