RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetSport

Policia merr një parcelë që përdorej nga strukturat paralele serbe në Mitrovicë të Veriut

policia-merr-nje-parcele-qe-perdorej-nga-strukturat-paralele-serbe-ne-mitrovice-te-veriut

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, në atë hapësirë janë të vendosura Ndërmarrja Publike “Standard”, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Autoriteti i Përkohshëm Komunal.

Të gjitha këto punojnë sipas sistemit të Serbisë, shkruan Rel.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.

Lidhur me këtë, ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, ky është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, ishte shprehur Sveçla.

Related posts

Fituesi i Eurovizionit të vitit 1994 do të kthejë trofeun për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Muhamet Ramadani

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin

Li pranon ngadalësimin ekonomik të Kinës

admin