Në Zubin Potok janë hasur tri automjete me mallra të kontrabanduara.
Për të tria rastet, Policia ka arrestuar një person kurse mallrat janë dërguar në Doganë.
“Ne tri raste te ndara janë hasur tri automjete ne te cilat dyshohej se kishte mall te kontrabanduar. Ne lidhje me rastet me urdhër te prokurorit një person është arrestuar dhe me pas është liruar ne procedure te rregullt, kurse mjetet bashke me mallin e kontrabanduar janë dërguar ne terminalin doganor per procedura te mëtejme”, thuhet në raportin ditor të PK-së