RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia në Irlandën e Veriut heq posterat kundër muslimanëve dhe emigrantëve

policia-ne-irlanden-e-veriut-heq-posterat-kunder-muslimaneve-dhe-emigranteve

Në Irlandën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar, policia hoqi posterat kundër muslimanëve dhe emigrantëve të varura në shtylla në hapësirën e një blloku ndërtesash, transmeton Anadolu.

Sipas raporteve në mediat e vendit, ministri i Infrastrukturës së Irlandës së Veriut, John O’Dowd i shkroi letër shefit të policisë Jon Boutcher në fillim të muajit, duke kërkuar që policia të hiqte posterat kundër emigrantëve në zonën e Newtownabbey.

Pas kërkesës në fjalë, Policia e Irlandës së Veriut (PSNI), duke marrë parasysh shqetësimet e komunitetit hoqi pankartat e varura në shtyllat në hapësirën e një blloku ndërtesash Rathcoole me mbishkrimet: “Kushdo që lehtëson vendosjen e muslimanëve ose emigrantëve të paligjshëm në zonat tona do të mbajë përgjegjësi”, “Stop imigrantëve të paligjshëm” dhe “Duhet të mbrojmë fëmijët tanë”.

– Policia e trajton varjen e posterave si “krim urrejtjeje”

PSNI në një deklaratë për BBC tha se posterat ishin “të papranueshëm”.

Një zëdhënës i PSNI-së deklaroi se posterat në zonë janë hequr dhe se varjen e këtyre posterave e kanë trajtuar si një “krim urrejtjeje”.

Related posts

Kokë derri sillet pranë xhamisë në Kaunas gjatë namazit të xhumasë

Irfan Jahiu

Netanyahu shkurton vizitën në SHBA dhe kthehet menjëherë në Izrael

RTI

Premtimi “i fundit” i Erdoganit, a do të tërhiqet vërtet nga politika? Në pushtet prej 22 vitesh, kush mund të jetë pasardhësi i Presidentit turk

admin