RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia nis hetimet për tri vdekje të dyshimta në Prishtinë, Graçanicë e Malishevë

policia-nis-hetimet-per-tri-vdekje-te-dyshimta-ne-prishtine,-gracanice-e-malisheve

Policia ka hapur hetime për tri raste të vdekjeve të cilat kanë ndodhur të hënën në Prishtinë, Graçanicë e Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prishtinë një person ka iniciuar rast për vdekjen e vajzës së tij në QKUK. Siç thuhet në raport, ai është njoftuar nga stafi mjekësor për vdekjen e vajzës e cila ka qenë duke marrë trajtim spitalor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po hetohet.

Në fshatin Badovc i Ri në Graçanicë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Malishevë është gjetur i shtrirë në tokë një person, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Related posts

Spanjë, socialistët në pushtet pësojnë rënie të madhe në zgjedhjet rajonale

admin

Nga sot fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Kushtrim Guraj

Vuçiç: Veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR

admin