RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia për barrikadat në veri: Janë bllokuar rrugët nacionale në Leposavçiq, Zveçan dhe Zubin Potok

policia-per-barrikadat-ne-veri:-jane-bllokuar-rruget-nacionale-ne-leposavciq,-zvecan-dhe-zubin-potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë së shtunës, pjesëtarë të komunitetit serbë kanë vendosur automjete dhe mjete të rënda në rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media, duke thënë se si masë paraprake e sigurisë, PK e ka bllokuar përkohësisht rrugën drejt pikës kufitare në Jarinje.

“Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”, thuhet në njoftim.

“Si masë paraprake të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinje, Policia e Kosovës të njëjtën e ka mbyllur përkohësisht për qarkullim, andaj qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, vijon njoftimi.

PK ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e thirrjeve dhe provokimeve nga grupet kriminale në veri.

Nga policia kanë folur edhe për rastin e arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, për të cilin dyshohet të ketë kryer sulm terrorist dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Related posts

Erdoğan: Kombi turk do të vendosë për fatin e vendit, jo Perëndimi – VIDEO

admin

Marok, muslimanët mbushin xhamitë dhe sheshet për faljen e namazit të Kurban Bajramit

rezart morina

Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel të bisedoj me Borrellin por jo me Kurtin

rezart morina