RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia realizon bastisje në Banjskë dhe Lozhistë

policia-realizon-bastisje-ne-banjske-dhe-lozhiste

Në veriun e Kosovës, konkretisht në fshatin Banjskë dhe Lozhistë janë duke u realizuar bastisje nga Policia e Kosovës.

Kështu bëri të ditur për teve1.info zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Ai konfirmoi se po realizohen bastisje, por që nuk lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Elshani nuk dha më shumë detaje, por theksoi se bastisjet lidhen me barrikadat e vitit 2022.

Teve1.info ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njëjtit akoma nuk kanë detaje./

Related posts

Zëvendëskomandanti i FSK-së pret në takim komandantin e kontingjentit turk, flasin për mundësinë e bashkëpunimit

admin

Historike! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin. Çfarë përfshin paketa

admin

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Muhamet Ramadani