RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

policia-shpall-ne-kerkim-kater-persona-per-fajde-e-detyrim-ne-prizren,-ua-publikon-fotot

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim.

Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshanin.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999

Related posts

Pakistani pret “zhvillim pozitiv së shpejti” mbi Ngushticën e Hormuzit pas telefonatës së shefit të ushtrisë me Trumpin

Kushtrim Guraj

“Kosova është Evropë”- Deputeti ukrainas flet në shqip dhe mbështet anëtarësimin në KiE

admin

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

Muhamet Ramadani