Mjekut të QKUK-së i arrestuar të hënën për marrje të ryshfetit, policia i ka sekuestruar edhe një sasi të parave, një telefon dhe disa pajisje mjekësore.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia.
Për arrestimin e tij ka reaguar edhe Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës. Në reagimit e tyre thuhet se se për këtë rast do të marrin të gjitha veprimet ligjore.
“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, thuhej në reagimin e ShSKUK-së.