RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani vazhdon vizitën edhe sot në Tiranë, kjo është agjenda

osmani-vazhdon-viziten-edhe-sot-ne-tirane,-kjo-eshte-agjenda

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar edhe sot për vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj.

Gjatë ditës së djeshme ajo u takua me liderët shtetërorë të Shqipërisë, dhe bëri thirrje që të dyja shtetet të punojnë sa më shumë në rrugën euroatlantike të tyre. Derisa bëri thirrje që Shqipëria të përkrahë Kosovën.

Ndërsa sot ajo pritet të vizitojë edhe Durrësin dhe Beratin.

Agjenda për sot:

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako

Nisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Related posts

Qindra mësimdhënës kërkojnë pushim pa pagesë për punë sezonale në Evropë, numri pritet të rritet

rezart morina

Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin

admin

Netanyahu: Paqja me Arabinë Saudite mund të përshpejtojë përfundimin e konfliktit arabo-izraelit

admin