RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Politikani serb i del në mbrojtje Policisë së Kosovës: U sulmuan nga huliganët e frymëzuar nga Petar Petkoviç

politikani-serb-i-del-ne-mbrojtje-policise-se-kosoves:-u-sulmuan-nga-huliganet-e-frymezuar-nga-petar-petkovic

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se katër serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës të cilët mbrëmë sulmuan Policinë e Kosovës u nxitën nga Petar Petkoviç dhe Aleksandar Arsenijević, për të shkaktuar trazira në veri të Mitrovicës.

Ai në një postim në X ka thënë se mirëpret arrestimin e këtyre personave që fyen e dëmtuan prona të shqiptarëve.

“E mirëpres arrestimin e mbrëmshëm të huliganëve serbë të dehur të cilët shkatërruan prona fyen shqiptarët në baza kombëtare dhe sulmuan policinë e Kosovës. U udhëzuan nga Petar Petkoviç dhe Aleksandar Arsenijević për të shkaktuar trazira në pjesën veriore të Mitrovicës për të shkaktuar konflikte”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një polic ka pësuar lëndime trupore pas sulmit nga personat e arrestuar.

“Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtar policor në shetitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritë t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’, të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor” – ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.

Related posts

Mbyllja e qeverisë në SHBA, shkurtime të ndihmës ushqimore për 42 milionë amerikanë

admin

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane ‘Himars’ për Ukrainën

admin

Protestuesit në Romë marshojnë kundër gjenocidit në Gaza, kërkojnë embargo ndaj Izraelit

RTI