RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Politikanit danez Rasmus Paludan i mohohet hyrja në Britani për shkak të djegies së Kuranit

politikanit-danez-rasmus-paludan-i-mohohet-hyrja-ne-britani-per-shkak-te-djegies-se-kuranit

Britania ka bërë të ditur se politikanit danez të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, do t’i mohohet hyrja në Mbretëri të Bashkuar për të kryer akt provokues të djegies së një kopjeje të librit të shenjtë musliman, Kuranit, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga deputeti laburist, Simon Lightwood, i cili përfaqëson qytetin Wakefield, ministri britanik i Zyrës së Brendshme për Sigurinë, Tom Tugendhat, tha se Paludan është shtuar në një “indeks të paralajmërimeve” dhe se nuk do të lejohet të hyjë në vend për të kryer djegien e Kuranit.

“Politikani danez islamofobik i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, tha se do të udhëtojë nga Danimarka në Wakefield me qëllimin e vetëm për të djegur Kuranin në një vend publik”, tha Lightwood teksa po u bënte pyetje ministrave të zyrës së brendshme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Z. Paludan ishte burgosur më parë në Danimarkë për deklaratat e tij të urrejtjes dhe raciste. Ai është një njeri i rrezikshëm që nuk duhet lejuar në këtë vend. A mund të më sigurojë sekretari i brendshëm mua dhe komunitetit tim se qeveria po merr masa për ta parandaluar këtë”, pyeti Lightwood.

Tugendhat tha se Paludan nuk do të lejohet të hyjë në vend për aktin e djegies së kopjes së Kuranit.

“Tani informoj shtëpinë se z. Paludan është shtuar në ‘indeksin e paralajmërimeve’ dhe për këtë arsye udhëtimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte i favorshëm për të mirën publike dhe atij nuk do t’i lejohet qasja”, tha Tugendhat.

Fundjavën e kaluar, Paludan në rrjetet sociale tha se do të udhëtojë në qytetin anglez Wakefield për të djegur një kopje të Kuranit në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Paludan, lider i partisë së ekstremit të djathtë ‘Stram Kurs’, në muajin janar dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, me mbrojtjen e policisë dhe lejen e autoriteve suedeze.

Një javë më vonë, ai dogji një kopje të Kuranit para një xhamie në Danimarkë, duke shkaktuar kundërshtime dhe dënime për këtë akt nga shuma vende me shumicë muslimane, përfshirë Turqinë.

Related posts

Edhe një shpërthim në Mitrovicën e Veri

admin

Zelensky: Ushtria ukrainase po arrin synimet me sulmin brenda Rusisë

admin

U mbajt takimi përgatitës për krijimin e “Bibliotekës familjare” të Bashkësisë Islame të Kosovës

rezart morina