RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Poloni – Parlamenti emëron Donald Tusk si kryeministër

poloni-–-parlamenti-emeron-donald-tusk-si-kryeminister

Parlamenti i Polonisë zgjodhi sot ish-liderin e opozitës Donald Tusk si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Një total prej 248 nga 449 ligjvënës të pranishëm votuan në favor të Tusk, i cili është kreu i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO).

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e uroi Tusk në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.

“Përvoja juaj dhe angazhimi i fortë ndaj vlerave tona evropiane do të jenë të çmuara në krijimin e një Evrope më të fortë, për të mirën e popullit polak”, shkroi Von der Leyen.

Më herët, kabineti i kryeministrit konservator në largim, Mateusz Morawiecki humbi një votë besimi parlamentar, siç pritej gjerësisht.

PO dhe aleatët e saj pro-BE dolën si fitues në zgjedhjet e 15 tetorit, duke marrë 248 vende në Dhomën e Ulët prej 460 anëtarësh, Sejm, shumë përpara krahasuar me 194 të marra nga partia konservatore, nacionaliste dhe populiste e Ligj dhe Drejtësi e Morawieckit (PiS).

PiS fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet e 2015 dhe qëndroi në pushtet për tetë vite.

Aleanca tripalëshe e Tusk tashmë ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni dhe ka vendosur se si do të ndahen portofolet në kabinetin e ri. PiS nuk arriti të gjente partnerë koalicioni.

Sipas kushtetutës, kryeministri i ardhshëm duhet të kërkojë votëbesim nga Sejm brenda 14 ditëve. Morawiecki sot dështoi.

Qeveria e re do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme të Polonisë dhe do t’i japë fund konfliktit të gjatë me Brukselin, kryesisht për shkak të reformave në sistemin gjyqësor të prezantuara nga PiS. /atsh

Related posts

Lajçak pas takimit me Kurtin: Të gjitha energjitë janë fokusuar te dialogu dhe marrëveshja

admin

Biden beson se marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është “afër”

admin6

Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Presidenca: Beogradi po harmonizon politikën e jashtme me Rusinë, t’i ndalet procesi i anëtarësimit në BE

admin