Qeveria polake të enjten ka vlerësuar koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist në 1.3 trilionë euro, ndërsa njoftoi se do të kërkonte nga Gjermania të negociojë këto dëmshpërblime.
“Është një shumë e konsiderueshme prej 6.2 trilionë zllotë”, ka thënë në një konferencë, zëvendëskryeministri, Jaroslav Kaczynski, shkroi të enjten “Euronews”.
Ai shtoi se procesi i marrjes së dëmshpërblimit do të ishte i gjatë dhe i vështirë.
Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman. Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për këtë dokument që nga viti 2017.
Qeveria e këtij vendi thotë se Polonia nuk është kompensuar nga Gjermania, ndërsa Berlini argumenton se kompensimi është paguar për kombet e Bllokut Lindor në vitet pas luftës.
Pushtimi gjerman nazist i Polonisë filloi 83 vjet më parë dhe zgjati deri në fund të luftës, në maj të vitit 1945.
Rreth gjashtë milionë qytetarë të Polonisë, duke përfshirë tre milionë hebrenj, u vranë në luftë. /koha