RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia e “gatshme” të vendosë armë bërthamore në territorin e saj

polonia-e-“gatshme”-te-vendose-arme-berthamore-ne-territorin-e-saj

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë “të gatshëm” të vendosin armë bërthamore në territorin e tyre nëse NATO vendos të forcojë krahun e saj lindor, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën “Fakt” me qendër në Poloni, Duda bëri vlerësime lidhur me mundësinë për vendosjen e armëve bërthamore në vendin e tij.

Ai theksoi se “Rusia ka militarizuar edhe më shumë rajonin e Kaliningradit në perëndim të vendit dhe se kohët e fundit ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi”.

“Ndarja e armëve bërthamore mes Polonisë dhe SHBA-së po diskutohet prej kohësh. Nëse aleatët tanë marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Duda.

Related posts

“Tiran i vogël”, Petkoviç: Kurti nuk mund të prishë lidhjet e serbëve me Serbinë

admin

Kosovë/ Zgjatet afati për konvertimin e lejes së drejtimit, ja data e fundit

admin

Erdoğan: Këshilli i Sigurimit i OKB-së, “fushë betejë” për strategjinë politike të pesë anëtarëve të përhershëm

admin