Polonia nis negociatat me SHBA-në për blerjen e 800 raketave “Hellfire”, njoftoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
Më 16 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi shitjen e versionit më të fundit të raketave “Hellfire” për Poloninë me një kosto të vlerësuar prej 150 milionë USD, njoftoi Kongresin Amerikan për miratimin e tij.
“Paketa, me kërkesë të Polonisë, përmban tetëqind raketa “AGM-114R2 Hellfire” dhe katër raketa stërvitore, si dhe asistencë teknike përkatëse”, njoftoi Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit (DSCA).
GM-114R2 është një nga variantet më të reja të raketave antitank precize “Hellfire” të drejtuara me lazer.
Ato përdoren nga helikopterët “AH-64 Apache” dhe dronët “MQ-9 Reaper”. Polonia porositi të dyja këto sisteme.
“Kongresi i SHBA-së ka rënë dakord për blerjen e 800 raketave “Hellfire” nga Polonia, të cilat do të vendosen në helikopterët mbështetës polakë “AW149” dhe “Apache”, tha Blaszczak në Twitter.
“Ne kemi nisur negociatat për çmimin”, shtoi ai. /syri