RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia: Vendimi i Gjermanisë për të vendosur kontrolle kufitare, i papranueshëm

polonia:-vendimi-i-gjermanise-per-te-vendosur-kontrolle-kufitare,-i-papranueshem

Kryeministri polak Donald Tusk e quajti vendimin e Berlinit për të vendosur kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë gjermanë, të papranueshëm.

Gjermania vendosi të hënën të zbatojë kontrolle kufitare si pjesë e luftës së saj kundër emigracionit të parregullt , i cili është shfaqur si një çështje kryesore politike për qeverinë e Olaf Scholz pas rritjes së djathtës ekstreme në zgjedhjet e fundit lokale.

“Këto lloj veprimesh janë të papranueshme për Poloninë,” tha Tusk në një fjalim para ambasadorëve polakë që ishin në Varshavë për samitin e tyre vjetor.

Gjithashtu ai shtoi: “Ajo që i duhet Polonisë nuk janë kontrolle më të forta në kufijtë tanë, por përfshirje më e madhe e vendeve, përfshirë vende si Gjermania, në mbikëqyrjen dhe sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së” për të kundërshtuar “valën” e imigracionit të orkestruar të parregullsive nga Rusia dhe Bjellorusia”. /abcnews

Related posts

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

admin

Kryeministri hungarez: Perëndimi është në favor të luftës Rusi-Ukrainë

admin

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti

admin