Polonia shpreson të sigurojë ndihmën e SHBA-së për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore që po kërkon nga Gjermania, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Jashtëm Arkadiusz Mularczyk tha se qeveria synon që kërkesa për reparacionet e luftës të bëhet një çështje ndërkombëtare dhe kështu do të synojë të sigurojë mbështetjen e Washington-it, raportoi agjencia shtetërore të lajmeve PAP.
“Sot po i drejtohemi Kongresit të SHBA-së. Besojmë se SHBA-ja është një vend që përcakton rendin global sot, vend kyç kur bëhet fjalë për respektimin e rendit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe drejtësisë ndërkombëtare”, tha ai.
Mularczyk shtoi se ai mbështetet në përkrahjen e SHBA-së për “çështjen e pretendimit të kompensimit nga Polonia për efektet e Luftës së Dytë Botërore”.
Shtatorin e kaluar, Varshava paraqiti një raport gjithëpërfshirës që detajonte humbjet materiale të pësuar nga vendi gjatë luftës, së bashku me një zotim për të kërkuar 1,3 trilion euro nga Gjermania si reparacione.
Ministria e Jashtme polake tha në fillim të këtij muaji se Gjermania ka refuzuar kërkesën e vendit për reparacione, duke shtuar se Varshava do të vazhdojë përpjekjet e saj për të shlyer borxhet që rezultojnë nga agresioni dhe pushtimi gjerman nazist në periudhën 1939-1945.