RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“The Geopost” sjell fakte: “Lune” me bandën e vet rrah shqiptarët

“the-geopost”-sjell-fakte:-“lune”-me-banden-e-vet-rrah-shqiptaret

“The Geopost” ka siguruar një video dhe një fotografi të 6 dhjetorit 2022, kur në Mitrovicën Veriore, shefi i të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq – Lune, së bashku disa serbë të tjerë, i ndalojnë dhe i rrahin katër të rinj shqiptarë, të cilët kishin kaluar urën kryesor të Ibrit dhe po ngjiteshin rrugës “Kral Petar”.

Siç shihet në videon e publikuar, fillimisht, banda kriminale serbe i ndalon shqiptarët, bisedojnë diçka dhe më pas i kthejnë mbrapsht, duke i goditur.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 14:56, më 6 dhjetor 2022, në kohën kur në veri Mitrovicën Veriore kishte shpërthyer një granatë dore në objektin e KQZ-së.

Në këtë kohë, u ngritën barrikada të serbëve, të cilat nuk u tërhoqën deri më 28 dhjetor.

Gjatë kësaj kohe, në veri, përveç formacioneve ilegale e kriminale serbe, ishin parë edhe formacione paramilitare ruse, si “Ujqit e Natës” dhe “Wagner”./The Geopost/

Related posts

Për herë të parë Ukraina pranon përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë

admin

Vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës, kryetari i Preshevës ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Muhamet Ramadani

Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut rrëfejnë tmerrin e 15 janarit 1999

admin