RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia vendos tela me gjemba përgjatë kufirit rus, NATO diskuton për rritjen e mbrojtjes ajrore

polonia-vendos-tela-me-gjemba-pergjate-kufirit-rus,-nato-diskuton-per-rritjen-e-mbrojtjes-ajrore

Polonia ka instaluar tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë vetëm disa orë pasi një raketë ra në territorin e saj, duke vrarë dy persona.

Ushtarët u panë duke vendosur tela në fshatin Szyliny, pranë enklavës ruse të Kaliningradit.

Gardhi 2. 4 metër i lartë dhe 3 metër i gjerë po vendoset në mes të tensioneve në rritje midis dy vendeve për të parandaluar kalimet e paligjshme në Poloni.

Ekziston frika se Rusia mund ta përballë qëllimisht Poloninë me një fluks emigrantësh për të trazuar BE.

Vendet anëtare të NATO-s po diskutojnë gjithashtu për forcimin e mbrojtjes së tyre ajrore në lindje, me Sllovakinë që kërkon sisteme shtesë nga partnerët e aleancës për të “ruajtur edhe më shumë sigurinë e qytetarëve sllovakë”, tha ministri i tyre i mbrojtjes.

Lituania gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje përgjatë kufirit Polako-Ukrainë dhe në pjesën tjetër të krahut lindor të NATO-s, me presidentin Gitanas Nauseda që tha: “Qielli i NATO-s duhet të mbrohet 100 përqind”.

Shqetësimet se lufta do të përshkallëzohej u ngritën në mënyrë dramatike dje me raketën që u hodh në Poloni të martën, duke vrarë dy fermerë.

Varshava fillimisht pretendoi se erdhi nga Rusia, e cila mund të kishte aktivizuar nënin 5 të NATO-s, në të cilin një sulm ndaj një vendi konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, duke ndezur një përpjekje kolektive të mbrojtjes.

Tani, udhëheqësit kanë thënë se ndoshta është nisur nga mbrojtja ajrore ukrainase, duke lehtësuar frikën se sulmi mund të tërhiqte NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, por duke i dhënë Vladimir Putinit justifikim për të sulmuar Perëndimin.

Kremlini ka thirrur ambasadorin polak në Moskë në ministrinë e jashtme për të shpjeguar reagimin e tyre ‘absolutisht histerik’ sipas tyre.

Related posts

Kurti udhëton drejt Francës

admin

Tërmet në Zelandën e Re

admin

Kim Jong-un: K.Veriore është e gatshme që të mobilizojë forcat bërthamore – VIDEO

admin