RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Popullsia e Europës pritet të tkurret në vitet e ardhshme

popullsia-e-europes-pritet-te-tkurret-ne-vitet-e-ardhshme

Popullsia e planetit tonë po rritet dhe do të vazhdojë të rritet, duke arritur në rreth 10 miliardë para fundit të shekullit të 21-të sipas një parashikimi të Kombeve të Bashkuara.

Por popullsia e Europës, bazuar në të njëjtin parashikim jo vetëm që nuk do të rritet, por përkundrazi do të tkurret në dekadat e ardhshme, me rezultatin që ndërsa në vitin 1950 përbënte 22% të popullsisë botërore dhe 9.5% sot do të të kufizohet në 7,3% në vitin 2050.

Për shkak të plakjes, dhe pavarësisht se jetëgjatësia do të rritet, vdekjet nuk pritet të ulen, duke u luhatur në të gjithë skenarët rreth 125-130 mijë në vit deri në vitin 2050, duke qenë shumë më tepër se lindjet.

Në veçanti, edhe nëse rritet intensiteti i fertilitetit (d.m.th., nëse çiftet më të reja kanë më shumë fëmijë se prindërit e tyre), lindjet në skenarin “të ndërmjetëm” do të luhaten çdo vit rreth 75 mijë (shumë më pak se 89 mijë mesatarisht që kemi pasur në dekadën 2012-2021) dhe në skenarin pothuajse të pamundur rreth 98 mijë (pak më shumë).

Prandaj, balancat natyrore (lindje-vdekje), sipas tyre, do të jenë negative për të gjitha vitet e ardhshme deri në vitin 2050. Kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e popullsisë, Më pak lindje në dekadat e ardhshme krahasuar me ato të periudhës 2012-2021, sipas studiuesve, i detyrohen dy faktorëve kryesorë:

1) zvogëlimin e popullsisë së grave në moshë lindjeje

2) lindshmëria e ulët e çifteve të reja, pra numri i kufizuar i fëmijëve që sjellin në botë. /abcnews

Related posts

“Perëndimi po ecën buzë humnerës”- Rusia paralajmëron se lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës

admin

Kompania turke Roketsan shfaq municionet “Eren” gjatë panairit në Arabinë Saudite

admin

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend

admin