Analizat e fundit e publikuara nga Instituti Republikan i Statistikave në Serbi “Mosha dhe Gjinia”, tregon se gratë janë mesatarisht më të vjetra se burrat me rreth tre vjet, pasi mosha mesatare e tyre ishte 45,2 vjeç dhe e burrave 42,4 vjeç.#
Nga gjithsej 6.647.003 banorë që kanë jetuar në Serbi sipas regjistrimit të popullsisë të vitit të kaluar, 3.231.978 ishin burra dhe 3.415.025 gra, ndërsa mosha mesatare e popullsisë ishte 43,8 vjeç. Publikimi i fundit i Institutit Republikan të Statistikave (RZS) “Mosha dhe Gjinia”, në të cilin janë publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë lidhur me moshën dhe gjininë e qytetarëve.
Gratë janë mesatarisht më të vjetra se burrat me rreth tri vjet, pasi mosha mesatare e tyre ishte 45,2 vjeç dhe e burrave 42,4 vjeç.
Nga rajonet, qytetarët më të vjetër janë nga Serbia Jugore dhe Lindore, ku mosha mesatare e vitit të kaluar ishte 44,86 vjeç, ndërsa më të rinjtë janë nga Beogradi me një mesatare prej 42,73 vjet.
Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011, mosha mesatare është rritur me rreth një vit e gjysmë.
Kur bëhet fjalë për grupmoshat e caktuara në numrin e përgjithshëm të qytetarëve, në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve nuk ka pasur ndryshim të dukshëm në përqindjen e personave nën 15 vjeç, e cila ishte 14,3 për qind në vitin 2011 dhe 14,4 për qind vitin e kaluar.
Megjithatë, sipas RZS-së përqindja e personave të moshës 15 deri në 64 vjeç është ulur ndjeshëm, nga 68,3 për qind në vitin 2011 në 63,5 për qind vitin e kaluar, pra me rreth pesë për qind.
Për dallim nga ky grup, përqindja e personave të moshës 65 vjeç e lart është rritur nga 17,4 për qind në vitin 2011 në 22,1 për qind, sa ishte në regjistrimin e vitit të kaluar.
Situata demografike më e pafavorshme është në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore, ku pothuajse çdo i katërti person, më saktë 23,7 për qind e tyre, është mbi 64 vjeç. /trt