RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite bastisin qytetin e Jeninit

forcat-izraelite-bastisin-qytetin-e-jeninit

Forcat izraelite bastisën vendbanimet Burqin, Turah al-Shuhada dhe Yabad në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, gjatë bastisjes së paradites nga forcat izraelite në vendbanimin Burkin, ka pasur përleshje mes forcave izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze.

Po ashtu shpërthyen përleshjet midis forcave izraelite dhe palestinezëve që i rezistuan bastisjes në qendër të qytetit të Jeninit dhe në vendbanimin Yabad.

Forcat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve. Dhjetëra palestinezë u prekën nga gazi.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare palestineze WAFA raportoi se forcat izraelite arrestuan dy palestinezë në zonat Fakua dhe Fahme të Jeninit.

Thuhet se të arrestuarit janë Ahmed Jemal Fahmavi dhe Mumin Saabine, ndërsa arsyet e ndalimit të tyre nuk dihen.

Sulmet e herëpashershme të ushtrisë izraelite në fshatrat dhe qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar po përshkallëzojnë tensionet në rajon.

Në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në Jenin dhe kampin e refugjatëve në Jenin më 3 korrik, u vranë 12 palestinezë, përfshirë 4 fëmijë, dhe rreth 120 njerëz u plagosën, 20 prej tyre në gjendje të rëndë. Një ushtar izraelit u vra gjithashtu në incidente.

Related posts

Kolumbi, djali i presidentit pranon se në fushatën zgjedhore ka marrë para të paligjshme

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite qëllojnë me predha fosfori qytetet në jug të Libanit

Irfan Jahiu

Trupë ndërkombëtare për qeverisjen e Gazës pritet të shpallet deri në fund të vitit 2025

admin