RTV AHIRETI
EkonomiLajmeRajon dhe Botë

Pothuajse 10 për qind e popullsisë së BE-së nuk arrin ta përballojë ushqimin e duhur

pothuajse-10-per-qind-e-popullsise-se-be-se-nuk-arrin-ta-perballoje-ushqimin-e-duhur

Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian (BE), ka bërë të ditur se rreth 9,5 për qind e popullsisë së bllokut evropian çdo të dytën ditë të vitit të kaluar nuk ishin në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian, transmeton Anadolu.

Autoriteti statistikor i bllokut prej 27-anëtarësh tha se kjo shifër ishte 1,2 pikë përqindje më e lartë krahasuar me normën 8,3 të vitit 2022.

“Për më tepër, duke u fokusuar tek personat në rrezik të varfërisë në vitin 2023, pjesa në nivel të BE-së ishte 22,3 për qind”, tha Eurostat, duke theksuar se kjo shifër gjithashtu u rrit me 2,6 pikë përqindje në baza vjetore.

Përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik të varfërisë të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur ishte në Sllovaki me 45 për qind, ndjekur nga Hungaria me 44,9 për qind dhe Bullgaria me 40,2 për qind.

Nga ana tjetër, përqindja më e ulët u regjistrua në Irlandë me 4,2 për qind, e ndjekur nga administrata e Qipros Greke me 5 për qind dhe Portugalia me 5,9 për qind.

Related posts

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

admin

Kriza politike në Britani, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë Wes Streeting: Kam humbur besimin në udhëheqjen e Starmer

admin

Tensionet me Serbinë, Franca i kërkon Kosovës të mos bëjë “veprim tjetër të njëanshëm” në veri

admin