RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca: Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti

presidenca:-nuk-ka-asgje-profesionale-ne-sjelljen-e-sigurimit-qe-i-del-perpara-kreut-te-nje-shteti

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) në Shkup tha se për rastin e incidentit të presidentes Vjosa Osmani janë respektuar rregullat.

Në një reagim nga presidenca për teve1.info, thuhet se nuk asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit

“Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, thuhet nga Presidenca.

Tutej, thuhet se Repubila e Maqedonisë së Veriut ka qenë i vetmi vend në botë që nuk ka respektuar të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit.

“Në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit. Nga dhjetëra vende që kemi vizituar deri sot, RMV është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit. Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çantën e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike”, thuhet në reagim.

Poashtu është bërë e ditur se Osmani nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, “pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet tutje.

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Aty thuhet se veprimi ka qenë në përputhje me rregullat.

Related posts

Roli i Erdogan në konfliktin në Gaza/ VOA: Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

admin

Zyrtarja e Departamentit të Shtetit jep dorëheqje në shenjë protesta ndaj politikës së SHBA-së për Gazën

admin6

Osmani përkujton masakrën dhe dëbimin e shqiptarëve nga Mitrovica

rezart morina