RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca: Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri

presidenca:-qeveria-e-serbise-po-tenton-te-nderhyje-ne-zgjedhjet-ne-veri

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 23 prill në katër komuna veriore të Kosovës.

Pas një njoftimi të lëshuar nga Qeveria e Serbisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, Vela ka thënë se kjo tregon më së miri përpjekjet e këtij vendi për të ndërhyrë.

“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

Në kumtesën e lëshuar nga qeveria serbe përmendet një pako me masa për të mbrojtur të drejtat e serbëve dhe interesin nacional në Kosovë.

Related posts

Presidenti i Iranit zotohet se do ta bëjë Iz’raelin të ‘pendohet për veprimin frikacak’

rezart morina

Kryeministri japonez fjalim para Kongresit amerikan: Ukraina rrezikon të shembet pa mbështetjen e SHBA-së

admin

Faza finale e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në muajin maj

RTI